Lajme
Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për kapjen e një gruaje për vjedhje në Skenderaj

Policia e Kosovës ka publikuar fotografinë e një gruaje që dyshohet se më 17 shkurt 2023 në Skenderaj ka kryer veprën penale “Vjedhje”.
Policia ka kërkuar nga qytetarët që për çdo informacion që ndërlidhet me të dyshuarën apo vendndodhjen e saj, të lajmëroj në Stacionin e Policisë, përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë” apo edhe përmes numrit 192.

















