Connect with us

Kosovë

Policia jep detaje për gruan që ra në lumin Ibër

Publikuar

Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja lidhur me trupin e 58-vjeçares që u gjet dje pa shenja jete në lumin Ibër në Mitrovicë.

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës thuhet se viktima dyshohet të ketë rënë aksidentalisht.

Ekipi i zjarrfikësve viktimën e ka nxjerrë nga lumi pa shenja jete, dhe është konstatuar vdekja e saj nga ekipi mjekësor.

Trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

Raporti i plotë:

“Mitrovicë 22.06.2023 – 07:26. Është raportuar se viktima femër kosovare  dyshohet se aksidentalisht ka rënë në lumin Ibër.  Ekipi i zjarrfikësve viktimën e ka nxjerrë nga  lumi pa shenja jete, nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes është konstatuar vdekja e saj. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion”.

NA NDIQ NË FACEBOOK