Connect with us

Kosovë

Policia e konfirmon sulmin ndaj dy personave në qendër të Mitrovicës së Veriut

Publikuar

Dy persona janë sulmuar në sheshin e Mitrovicës së Veriut.

Lajmi është konfirmuar për Express nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Veton Elshani.

 “Dy persona janë sulmuar në qendër të Mitrovicës së Veriut, që të dy kanë marrë ndihmë mjekësore dhe gjendja e tyre është e mirë”, ka thënë ai.

Ai nuk ka dhënë detaje për motivin e sulmit apo të dhëna për identitetet e personave.

Policia e Kosovës po vazhdon ta hetojë rastin.

The post Policia e konfirmon sulmin ndaj dy personave në qendër të Mitrovicës së Veriut appeared first on KosovaNews.

NA NDIQ NË FACEBOOK