Lajme
“Po vonoheni, ejani në sallë”, Konjufca u bën thirrje deputetëve të mblidhen për të filluar seancën

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka kërkuar nga deputetët dhe shefat e grupeve parlamentare që të mblidhen të gjithë për të filluar seanca e sotme.
Kjo seancë kishte për të nisur në ora 10:00 dhe tani ka kaluar më shumë se gjysmë orë ende nuk janë të gjithë deputetët në sallë.
“Po vonoheni, ejani në sallë që të nisim seancën”, ka thënë Konjufca.
















