Connect with us

Lajme

Përplaset një veturë me motoçikletë në Prishtinë, lëndohet një person

Publikuar

Një aksident trafiku mes një automjeti dhe një motoçikletë ka ndodhur sot në rrugën “Muharrem Fejza”. Ngasësi i motoçikletës ka pësuar lëndime trupore.

I lënduari është dërguar për tretman mjekësor.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

“Sot rreth orës 16:00 ne rrugën ‘Muharrem Fejza’ në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një automjeti dhe një motoçiklete. Si pasojë e aksidentit një person (ngasësi i motoçikletës) ka pësuar lëndime trupore. I njëjti është dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë Ahmeti.