Connect with us

Lajme

Parregullsi në financimin e partive politike

Publikuar

më

Partitë politike në vend vazhdojnë të shënojnë parregullsi në financimet e tyre. Edhe në raportin për vitin 2021, Enti shtetëror për revizion ka konstatuar parregullsi në mbledhjen e fondeve nga partitë politike. Nga Revizioni thonë se shprehin rezerva në lidhje me tregimin objektiv dhe të vërtetë nga ana e partive për raportet financiare dhe për përputhshmërinë e transaksioneve financiare me rregulloren relevante ligjore, udhëzimet dhe politikat e vendosura. Pas përfundimit të raporteve, thuhet se në BDI bëhen pagesa të anëtarësisë me shuma më të mëdha se që e lejon ligji, ndërsa për një pjesë të mjeteve nuk ka tregues të posaçëm për secilën pagesë.

Probleme të ngjashme financiare Revizioni ka konstatuar edhe për LSDM-në, ku thekson se mënyra e pagesës së anëtarësive nuk lejon kontroll të plotë të pagesave. Për partinë e Dimitar Kovaçevskit theksohet se për një pjesë e objekteve të ndërtuara të partisë nuk është zgjidhur statusi i pronësisë dhe të njëjtat nuk janë vendosur në evidencë.

Enti thekson se në VMRO-DPMNE nuk mund të bëjnë revizion të plotë për shkak të një pjese të pronës e cila i është ngrirë nga organet kompetente. Andaj i rekomandon udhëheqjes së partisë që pas përfundimit të procedurave të ngritura në organet kompetente menjëherë ta paraqesin pronën e tyre tek Revizioni.

Ndërsa për Alternativën konstaton se vazhdon të udhëheq financat në bazë të ligjit për Organizatë jo përfituese. Nga Enti thonë se Alternativa e ka për obligim që ta zbatojnë kapitullin e ndryshimeve të modifikuara afariste.

Pas publikimit të raporteve për katër partitë e lartë përmendura, nga Enti për Revizion thonë se vendi shënon histori në parregullsinë financiare të partive të cilat qarkullojnë miliona euro. Andaj rekomandojnë që shteti ti rregullojë mënyrat se si partitë politike mbledhin para nga anëtarësia dhe donacionet.

“Shteti duhet ti rregullojë mënyrat aktuale se si partitë politike mbledhin para nga anëtarësimet dhe donacionet, për shkak se rregullat aktuale nuk mundësojnë kontrolle të hyrjeve të parave joligjore dhe mënyra se si bëhen nuk është mjaftueshëm transparente”, thanë nga Enti shtetëror për Revizion.

Enti Shtetëror për revizion çdo vit has në parregullsi të financimit të partive politike dhe fondeve të cilat ata i grumbullojnë. Për parregullsitë ka alarmuar dhe OSBE/ODIHR-ja e cila kërkon ndryshime në Ligj për financimin e partive politike gjatë fushatave zgjedhore. /alsat.mk

Lajme1 minute ago

Komuna e Ramës i shpenzoi 2.18 milionë euro të kredisë së BERZH-it për projekte që s’ishin të përfshira në marrëveshje

Maqedoni35 minutes ago

Kallëzim penal ndaj një drejtori të një ndërmarrje në Maqedoninë e Veriut

Shqipëri1 hour ago

Teherani mohon akuzat e Parisit për sulme kibernetike ndaj frigoriferëve në rrjetet e marketeve!

Lajme2 hours ago

Asesi të bëhet rehat burri i kryeparlamentares, akuza të rënda ndaj Daut Haradinajt duke e lidhur me Radojçiqin

Maqedoni3 hours ago

Ua rrënoi shtëpinë dhe ua mori 14 mijë euro! Çifti nga Kumanova mbetet pa shtëpinë e re, denoncon mashtrimin në polici

Shqipëri3 hours ago

“Tre avionë të rinj për shuarjen e zjarreve”- Kreu i Emergjencave Civile zbulon kontratën në Kuvend: Më 2025 paguam për ndihmën nga Evropa!

Lajme3 hours ago

Kasami dhe Mexhiti: Premtimi u bë realitet, jurisprudenca flet shqip!

Kosovë4 hours ago

Erdhi nga Belgjika për pushime në Kosovë, 61-vjeçari gjendet pa shenja jete brenda shtëpisë

Lajme4 hours ago

Shasivari: Provimi i jurisprudencës drejt Komisionit të Venecias, kërkohet mendim urgjent për modelin e ri

Lajme4 hours ago

Hoxha me lajm të mirë për bletarët: Paguhen 156,6 milionë denarë për 5.716 përfitues

Lajme4 hours ago

Pretendime për parregullsi në UNT: Komisioni recenzues anashkalon kuadër me notë mesatare 9.89 për ta punësuar Nora Taravarin, bashkëshorten e liderit të ASH-së Arben Taravari

Maqedoni4 hours ago

Bekim Sali: Pas 35 vitesh pritje, provimi i jurisprudencës në shqip merr dritën jeshile

NA NDIQ NË FACEBOOK