Connect with us

Kosovë

Pacolli i reagon Haxhiut për karikaturën e KFOR’it: E neveritshme, primitive…

Publikuar

Kreu i AAK-së, Behgjet Pacolli, i ka reaguar Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut, lidhur me postimin e saj duke e kritikuar KFOR-in me një karikaturë.

Pacolli e ka cilësuar këtë si “të neveritshme, primitive dhe një përpjekje për të poshtëruar vlerat thelbësore të kombit tone”.

“Kjo shprehje frustruese në media e Albulena Haxhiut ndaj Kfor-it. është e neveritshme, primitive dhe një përpjekje për të poshtëruar vlerat thelbësore të kombit tonë, për mirënjohje të përjetshme për ata që sollën pavarësinë e Kosovës dhe ata që po kujdesen për sigurinë tonë qe  24 vjet e kendej.

A është ky nderimi juaj për trupat e Kfor.it zonjë??”, ka shkruar Pacolli.

NA NDIQ NË FACEBOOK