Sport
Ofertë zyrtare nga Turqia, sulmuesi i Milanit drejt Stambollit

Ante Rebic është një nga lojtarët që do të largohen nga Milani gjatë merkatos verore. Sulmuesi kroat mbylli sezonin e katërt me kuqezinjtë.
Dy të parët ishin pozitivë për 29-vjeçarin nga Spliti, i cili realizoi 23 gola dhe dha kontribut të madh. Ndërkohë që dy sezonet e fundit ishin për t’u harruar.
Vetëm 6 gola, shumë oshilacione dhe pak minuta aktivizim për Rebic, i cili ka përfunduar në merkato. Dhe mund të transferohet në Turqi.
Lexo edhe:
- Muçi: Mu realizua ëndrra, në këto ndeshje do marrin rezultate pozitive
- Neymar flet për transferimin e Messi-t, braziliani jep “bekimin” e tij
- Laçi: Jemi gati të japim maksimumin, na duhet mbështetja e tifozëve ndaj Moldavisë
- Tevez mbron Messin: Zgjodhi Amerikën për të ndihmuar lojtarët e Barçës, tani do jetë i qetë
Gazetari turk Yagız Sabuncuoglu shkruan se në drejtim të Milanit ka mbërritur një ofertë zyrtare nga drejtuesit e Besiktasit.
Propozim që po shqyrtohet nga kuqezinjtë italianë. Ndërkohë, bardhezinjtë nga Stambolli janë të interesuar edhe për Divock Origin.
Sulmuesi tjetër të Milanit, i cili nuk bën më pjesë në planet e trajnerit Pioli dhe është me valixhe gati.

The post Ofertë zyrtare nga Turqia, sulmuesi i Milanit drejt Stambollit appeared first on SuperSport.






















