Ndryshe
Një burrë pretendoi se fëmija iu mbyt në pishinë, merr kritika megjithëse e bëri për sensibilizim

Lewis Saunderson ka vendosur t’i përgjigjet reagimit me të cilin u përball pasi publikoi një video në TikTok.
Përkatësisht, për të rritur ndërgjegjësimin për rëndësinë e mos lënies së fëmijëve pa mbikëqyrje në pishinë, ai ka bërë sikur ka hequr sytë nga djali i tij duke luajtur në pishinë për disa sekonda, për çka edhe djali i vogël është “mbytur”.
Ai në mënyrë dramatike mori djalin në krahë dhe filloi të bërtiste, prandaj shumë e cilësuan menjëherë videon si të kundërthënëse.
“Duhen vetëm 30 sekonda që një fëmijë të mbytet. Mos i lini fëmijët pa mbikëqyrje në pishina”, tha Lewis dhe theksoi se video që ai publikoi nuk ishte e vërtetë.
Ndonëse ka grumbulluar 44 milionë shikime dhe më shumë se 1.5 milion pëlqime, shumica në komente zbuluan se ishin “të hutuar” dhe “të shqetësuar”, ndërsa sjelljen e Lewis e konsideronin “psikopatike”.
“Si do t’ia shpjegoni këtë djalit tuaj kur të rritet?” e pyeti një person.
“Merr një ditë pushim, je psikopat”, shtoi një tjetër. /Telegrafi
@lewissaunderson38 It only takes 30 seconds for a child to drown. Don't leave your children unattended in the paddling pools this Summer ☀️💔 Awareness video for all parents 🙏 #actor #acting #fiction #fictionalcharacters #awareness #awarenessvideo #awarenessmatters #fatherson #father #son #daddysboy #safety #water #summer #love #heartbroken #drama #dramatiktok #fy #fypシ #fypシ゚viral #foryou #fyfyfyfy #xcyzba #viral #viralvideo #viraltiktok #trending #explore ♬ Chasing Cars – Snow Patrol






















