Ndryshe
Mrekullia kolumbiane: si mbijetuan katër të mitur në xhungël?

Të rraskapitur por dhe të lumtur….Katër fëmijët e mitur që u shpëtuan pasi brodhën për 40 ditë në xhunglën kolumbiane po pushojnë në një spital ushtarak në Bogota, ndërsa Kolumbia feston “mrekullinë”.
“Sapo pashë nipërit e mbesat e mija. Para së gjithash ata janë gjallë o. Edhe pse janë shumë të rraskapitur, tashmë janë në duar të sigurta(mjekësh)”, u tha gazetarëve gjyshja e tyre Fidencio Valencia, një vendase nga fisi Uitoto, 47 vjeçe.
“Ata janë të lumtur që shohin familjen…,” tha gjyshi i tyre, i veshur me një ponço tradicionale në qafë, përpara spitalit ushtarak në kryeqytetin kolumbian. “Ata janë fëmijë të shkretëtirës dhe dinë të mbijetojnë në xhungël”.
Si arritën të mbijetojnë katër fëmijët në xhungël?
Four children from an Indigenous community in Colombia were found alive more than five weeks after the plane they were traveling in crashed in thick jungle https://t.co/WOb8l1M3Ob pic.twitter.com/AWpQsUqqOi
— Reuters (@Reuters) June 10, 2023
“Në fillim mbijetuan duke ngrënë pak miell (që ishte në aeroplan) dhe më pas fara”, shpjegoi gjyshi i tyre.
Pasi u endën për 40 ditë në xhunglën Guaviare në Amazonë, Leslie (13), Soleini (9), Tien Noriel (4) dhe Christine (1) u gjetën të gjallë nga shpëtimtarët të premten pasdite.
Anëtarët e fisit Uitoto, fëmijët, të cilët u shpëtuan nga përplasja e një Cessna 206 që vrau nënën e tyre dhe dy të rritur të tjerë, u gjetën 5 kilometra larg vendit të përplasjes.
Ushtria ka njoftuar se po vazhdon kërkimin për Wilson, qenin nuhatës, një 6-vjeçar Malinois, i cili u zhduk ditët e fundit në bimësinë e dendur. “Parimi ynë: nuk lëmë askënd pas”.
Ishte natyra luftarake e Leslie, motrës më të madhe, që i lejoi ata të mbijetonin, beson gjyshja. “Ajo zakonisht kujdesej për vëllezërit e motrat e saj kur nëna e tyre ishte në punë. U dha të hanin miell, bukë kazava, fruta të shkurreve”./Tesheshi/





















