Connect with us

Kosovë

Ministri Mehaj dekoron me medalje dhe mirënjohje Kolonelen, Çamur

Publikuar

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka dekoruar me medalje dhe mirënjohje këshilltaren bilaterale të Forcave të Armatosura të Republikës së Turqisë, Kolonelen, Sevilay Çetin Çamur.

Këtë e ka bërë të ditur vet ministri Mehaj, i cili ka thënë ta ketë pritur në takim lamtumirës Kolonelen në fjalë.

“Me këtë rast për shërbimin e saj dhe kontributin e dhënë në avancimin e kapaciteteve të FSK-së, rolin këshillues në implementimin e Planit Gjithëpërfshirës të Tranzicionit dhe realizimin e planit bilateral me Forcat e Armatosura të Republikës së Turqisë, u dekorua me medalje dhe mirënjohje nga ana ime. Koloneles Çamur i dëshiroj suksese në detyrën e saj të re”, ka thënë Mehaj.

The post Ministri Mehaj dekoron me medalje dhe mirënjohje Kolonelen, Çamur appeared first on KosovaNews.