Lajme
Ministri i Kurtit niset ta takojë Lulzim Hetemin, kthehet prapa nga KFOR-i

Ministri i Infrastrukturës Liburn Aliu, sot u nisë ta takojë kryetarin Lulzim Hetemin në Leposaviq, por u kthye prapa nga KFOR-i
Për vizitën e Liburn Aliut në komunën e Leposaviqit, Njësitë Speciale të Policisë së Kosovës kishin nisur një plan operativ, por KFOR-i si masë parandaluese të reagimit të protestuesve e kishte ndaluar Aliun.
Me arsyetimin e ruajtjes së qetësisë, zyrtarët kthyen ministrin prapa.
Situata në veri të Kosovës po vazhdon të jetë e tensionuar për gati 2 javë që prej kur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti vendosi që me asistencë të Njësive Speciale të Policisë së Kosovës t’i dërgojë kryetarët e zgjedhur në objektet komunale.





















