Connect with us

Sport

McKennie drejt rikthimit në Itali, po jo më te Juventusi

Publikuar

Weston McKennie në orbitën e Romës. Mesfushori amerikan, që sezonin e kaluar ishte në huazim te Leeds United, kërkon të largohet nga “Elland Road’, pasi nuk dëshiron të luajë në Championship.

Megjithatë për të nuk ka vend në klubin e Juventusit, ndaj po punohet për të gjetur një tjetër destinacion, me Romën që po studion mundësinë për ta veshur me fanellën verdhekuqe.

McKennnie është një profil i mirë edhe në aspektin e marketingut në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, prej nga është edhe pronari i Romës, Dan Friedkin.

Lexo edhe:

Kartoni i tij vlerësohet rreth 20 milionë euro, megjithatë Roma nuk është gati të shkojë përtej 15 milionë eurove, ndaj pritet të nisë negociatat me Juventusin.

The post McKennie drejt rikthimit në Itali, po jo më te Juventusi appeared first on SuperSport.

NA NDIQ NË FACEBOOK