Lajme
Mbretëria e Bashkuar ka një thirrje për Serbinë


Lirimin e menjëhershëm të tre policëve që u rrëmbyen nga Serbia më 14 qershor e ka kërkuar Mbretëria e Bashkuar.
Ambasadori britanik, Neil Holland, shef i misionit të OSBE-së në Serbi, tha se vendi i tij është në diej për rritjen e tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë.
Ai tha se qeveritë e Kosvoës dhe Serbisë duhet të ushtrojnë vetëpërmbajtje maksimale, të shmangin veprimet e njëanshme dhe të ndërmarrin hapa drejt de-përshkallëzimit menjëherë.
“Ne kemi përsëritur thirrjet tona ndaj Qeverisë së Kosovës që të sigurojë që kryetarët e zgjedhur të komunave t’i kryejnë detyrat e tyre nga lokacione alternative dhe që njësitë e Policisë Speciale të tërhiqen nga afërsia e ndërtesave komunale”, tha ai në raportin e tij për muajin qershor.
Mbretëria e Bashkuar tha se zgjedhjet e reja, gjithëpërfshirëse duhet të shpallen sa më shpejt që të jetë e mundur – “në të cilat presim dhe inkurajojmë serbët e Kosovës të marrin pjesë”.













