Connect with us

Lajme

Makina përplas këmbësoren në Lezhë

Publikuar

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e së hënës në supestradën Lezhë-Shkodër. Një mjet që drejtohej nga 44 vjeçarja Diana Suli ka përplasur një këmbësore në dalje të qytetit të Lezhës.

Ajo është dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmën mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia i ka bërë drejtueses edhe testin e alkoolit por ka rezultuar negative.

Drejtuesja e mjetit është akoma në vendngjarje se po kryhen veprimet procedurale nga grupi hetimor. /abcnews.al

 

NA NDIQ NË FACEBOOK