Sport
“Lufta” Cardiff-Nantes pas vdekjes së Sala, FIFA vendos se cili klub duhet të paguajë

FIFA ka marrë një vendim përfundimtar për çështjen e Emiliano Sala, futbollistit argjentinas që humbi jetën në 2019 pas rrëzimit të avionit privat, me të cilin po udhëtonte nga Franca në drejtim të Anglisë.
Në janarin e vitit 2019 Sala firmosi transferimin nga Nantes te skuadra e Cardiff, që në atë periudhë ishte pjesë e Premier League.
Lexo edhe:
- FOTO/ Zyrtare, ish-asistenti i De Zerbit merr drejtimin e skuadrës së Nice
- VIDEO/ Gagliardini largohet nga Interi pas rreth 7 sezonesh, gati për bashkimin me Monza-n
- Vera europiane, SuperSport sjell skuadrat nga Ilirida në shtëpitë e shqiptarëve
- Ëndrra Gjermani 2024/ Transferta në Pragë, FSHF ka një njoftim për Tifozat Kuq e Zi
Me lojtarin që humbi jetën, mes dy klubeve nisi një “luftë” ligjore për pagesën që lidhej me transferimin e Sala, me këtë të fundit që nuk mundi të arrinte te ekipi i Cardif.
Tashmë Cardiff do duhet të paguajë të gjithë tarifën e transferimit të Emiliano Sala nga Nantes.
FIFA ka urdhëruar klubin uellsian të bëjë pagesat e fundit ndaj Nantes, që shkojnë në 11 milionë euro, në mënyrë që e gjithë shuma prej 17 milionë eurosh t’i paguhet klubit francez.
The post “Lufta” Cardiff-Nantes pas vdekjes së Sala, FIFA vendos se cili klub duhet të paguajë appeared first on SuperSport.





















