Lajme
Lirohet nga burgu ish ministri i Brendshëm shqiptar

Pas 1 viti e gjysmë në qeli, ish ministri i Brendshëm, Samir Tahiri është liruar nga burgu. Ai do të kryejë pjesën e mbetur të dënimit në shtëpi. Vendimi është marrë ditën e sotme në gjykatën e Elbasanit, nga gjyqtarja Matilda Fetahu.
GJKKO e dënoi Saimir Tahirin me 5 vite burg për “Shpërdorim të detyrës”, por me gjykim të shkurtuar dënimi iu ul në 3 vite e 4 muaj burgim.
Tahiri u dënua vetëm për “Shpërdorim detyre” duke i shpëtuar akuzave “Korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “Trafik të lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim” dhe “Grup të strukturuar kriminal”.




















