Connect with us

Kosovë

“Lirimin e tre policëve, de-eskalim dhe zgjedhje të reja në veri” – kërkesat e Kurtit ndaj BE-së

Publikuar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar sërish për takimin që zhvilloi ditën e djeshme me shefin e diplomacisë së BE-së, Josep Borrel si dhe përfaqësuesin special për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, shkruan Insajderi.

Kurti ka ripërsëritur tri pikat kryesore të cilat i ka diskutuar duke shtuar se gjatë takimit ka dhënë dëshmi për rrëmbimin e tre policëve të kidnapuar nga forcat serbe në territorin e Kosovës.

Ndërkohë theksoi se presidenti serb ka refuzuar të takohet.

“U takova me Josep Borrell dhe Miroslav Lajcak, por me presidentin e Serbisë, i cili refuzoi të marrë pjesë. Unë dhashë dëshmi për rrëmbimin e tre policëve tanë – të mbajtur për më shumë se një javë – dhe diskutova de-përshkallëzimin, zgjedhjet e reja dhe zbatimin e plotë të Marrëveshjes Themelore”, shkroi Kurti në Twitter.

NA NDIQ NË FACEBOOK