Lajme
Lëvizja “Vatra” propozon Kushtrim Kadriun për kryesues të Kuvendit

Lëvizja Vatra ka propozuar Kushtrim Kadriu për kryesues të kuvendit komunal në Gjilan.
Ky propozim erdhi pas prishjes së koalicionit mes LVV-së e PDK-së në këtë komunë, përkatësisht ngërçit të shkaktuar.
“Nga ky takim, pasi u diskutuan dhe u sheshuan ngjarjet politike me në krye ngërçin politik, ne si Lëvizje Qytetare propozojmë këshilltarin tonë Kushtrim Kadriun për kryesuese të Kuvendit Komunal, si zgjidhje direkte të krizës si pasojë e prishjes së koalicionit qeverisës”, thuhet në reagimin e Vatrës.
Lëvizja Qytetare “Vatra”, në takimin e fundit me strukturat e saj, ka analizuar zhvillimet e fundit politike në Gjilan, e sidomos prishjen e koalicionit që përbënte pushtetin e deritanishëm në mes të VV- së dhe PDK- së.
“Vatra” gjithmonë ka dhënë dhe është gati të jap kontributin e saj në zgjidhje direkte dhe pragmatike për dalje nga situatat e rënda, siç është edhe kjo e tanishmja“.
“Ne besojmë se zgjidhja jonë është më e mira, në mënyrë që një orë e më parë t’i kthehemi punës në kuvend me të gjitha komisionet përkatëse dhe kështu të miratohen projektet për komunën tonë edhe ashtu të vonuara”, thuhet në njoftimin e Vatra.





















