Kryeministri Albin Kurti ka shpërndarë në Twitter një intervistë që e ka dhënë për gazetën “Financial Times”, e cila është publikuar sot në media.
Bashkë me linkun e intervistës, kreu i Qeverisë ka ndarë edhe komentin “SHBA-në e kemi partner kyç, të cilën do ta konsultojmë gjithmonë”.
“E ritheksova se, pavarësisht se kemi pasur një ndryshim në qasje, SHBA-ja është një partner kyç, me të cilin do të konsultohemi gjithmonë”, ka shkruar Kurti në Twitter.





















