Connect with us

Lajme

Kurti deklarohet sërish, u bënë thirrje ndërkombëtarëve t’i dënojnë aktet e Serbisë

Publikuar

Kryeministri Kurti është deklaruar sërish rreth kidnapimit të policëve kosovarë.

Përmes një postimi në Twitter, Kurti u bëri thirrje faktorëve ndërkombëtarë që të marrin masa ndaj Serbisë.

Ai gjithashtu ftoi përgjegjësit që oficerët të lirohen menjëherë.

”Tre policë të Kosovës janë rrëmbyer sot nga Forcat e Armatosura të Serbisë brenda kufijve të Kosovës. Si inkursioni i forcave ashtu edhe rrëmbimi janë akte të hapura agresioni ndërkombëtar. Ne bëjmë thirrje për lirimin e menjëhershëm të oficerëve dhe që komuniteti ndërkombëtar të denoncojë këto akte”.

NA NDIQ NË FACEBOOK