Kosovë
“Kurgja s’ka të bëjë me fisin e tij” – Familjari i viktimës në Lepenc nuk kursen Pacollin

Dita e së shtunës ishte tragjike për familjen Pacolli, ku përderisa po shkonin me veturën e tyre për në Shkup, ata u goditën nga një veturë tjetër dhe përfunduan në lumin Lepenc, nga 4 persona që ndodheshin në veturë, 3 prej tyre tani më kanë humbur jetën, ndërsa vetëm djali 20 vjeçar ka arritur të shpëtoj.E gjatë kohës sa po kërkoheshin trupat në lumin Lepenc, një mesazh ngushëllimi në Facebook kishte shkruar deputeti Bexhet Pacolli.
E për këtë mesazh të Pacollit, si duket është hatëruar, vëllai dhe daja i viktimave, Xhavit Visoka.
“E kish shkru edhe ‘Behxhet Rusi’ e ka pa qe jan Pacoll, po kurgja ska tboj ky me fisin e tyre, edhe ja dergova në faqen e tij, ‘me pas ndje ti dhimbje ishe dal te vendi’”, tha ai.
Madje duke iu referuar Pacollit, ai bëri një paralele.






















