Connect with us

Lajme

Kovaçevski: Përfshirja e Merkos në listën e zezë të SHBA-së është mesazh i rëndë për vendin

Publikuar

më

Kryeministri i RMV-së, Dimitar Kovaçevski ka komentuar sot vendimin e Departamentit Amerikan të Shtetit për të vendosur në listën e zezë kryetarin e Komunës së Strugës, Ramiz Merko, për shkak të akuzave për korrupsion të madh dhe ndërhyrje në proceset gjyqësore në vend.

“E lexova njoftimin dhe mund të nxjerr një mesazh se SHBA-ja është partneri ynë më i madh strategjik dhe do të ndihmojë në luftimin e korrupsionit dhe vendosjen e shtetit ligjor. Pretendimet për futjen në listën e zezë të kryetarit të Strugës dhe familjes së tij janë të rënda dhe mesazhi është që institucionet tona kompetente, organet hetimore dhe gjyqësore të hetojnë akuzat e njoftuara nga Departamentit të Shtetit. Ata gjithashtu duhet të pyesin se si e ka marrë SHBA-ja një informacion i tillë, ndërsa gjenden disa mijëra kilometra larg këtu”, tha Kovaçevski, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarit në manifestimin me rastin e ndarjes së banesave sociale për familjet në Vinicë.

Kryeministri shton se ky vendim i SHBA-së konfirmoi edhe një herë se “sistemi ynë gjyqësor ka nevojë për një rishikim dhe kjo nxjerr në pah edhe një herë nevojën e integrimit në BE, që do të çojë në rritjen e sundimit të demokracisë dhe sundimit të ligj”.

Lajme33 seconds ago

Haziri: Ndasia e 31 janarit po i kushton LDK-së, pasojat u reflektuan edhe në zgjedhjet e 7 qershorit

Lajme1 minute ago

Sulejmani dhe ambasadori i Kosovës, Qehaja, në manifestimin për Ditën e Alfabetit Shqip në Butel: Gjuha shqipe është një nga vlerat më të çmuara të identitetit tonë

Lajme30 minutes ago

Një profil i provuar në luftën kundër kontrabandës: Fation Shehu në krye të Doganave

Lajme36 minutes ago

Durmishi: Çmimet janë brenda kornizës së stabilitetit të tregut, punojmë në rritjen e pagës minimale

Maqedoni40 minutes ago

Koronavirusi rikthehet në vëmendje në Maqedoni: Regjistrohen raste të reja, gripi po përhapet me shpejtësi!

Lajme51 minutes ago

Mustafa Dauti: Po mbrojmë edhe shëndetin e qytetarëve, ndalohen 2.8 tonë kripë pa jod

Lajme59 minutes ago

Kuvendi: Nga 204 funksionarë të zgjedhur e të emëruar, 62,3% maqedonas dhe 25,5% shqiptarë

Shqipëri1 hour ago

“Ka larguar figura me peshë”- Dritan Hila zhbën “ripërtëritjen” e PD: Nëse Nikola Kedhi i del kundër Berishës, Flamuri do ta “ekzekutojë”!

Lajme1 hour ago

Shasivari në Xhaminë e Artë të Manilës: Dialogu dhe bashkëjetesa, ura që afrojnë shoqëritë

Bota2 hours ago

Raportuesja e OKB-së: Po e ndjek me vëmendje debatin në Kuvend për Gjykatën Speciale

Maqedoni2 hours ago

Tmerr në „Higjiena Komunale“: Punonjësi humb vetëdijen nga kërcënimet, policia gjen pistoletë në veturën e shefit

Maqedoni3 hours ago

Viti 2027 nis me fundjavë të zgjatur – Ja festat dhe ditët e pushimit në Maqedoninë e Veriut!

NA NDIQ NË FACEBOOK