Lajme
Konfirmohet: Bllokohen tri pika kufitare mes Kosovës dhe Serbisë

Pikat kufitare në Bërnjak, Jarinjë dhe Merdarë janë bllokuar për shkak të protestave në Serbi.
Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë të ditur se pikat e tjera mbeten të kalueshme dhe nuk ka kolona.
Sipas përditësimit të fundit në ueb-faqen e MPB-së, bëhet e ditur se këto tri pika kufitare janë të bllokuara. Pikë-kalimet kufitare në Merdare e Jarinje janë bllokuar për kamionët dhe autobusët.

Kujtojmë se Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka bërë thirrje që kosovarët të mos marrin rrugën për në Serbi përmes këtyre pikave kufitare.



















