Connect with us

Lajme

Kjo rrugë në Prishtinë mbetet pa ujë të pijshëm

Publikuar

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se rruga “Agim Ramadani” në kryeqytet ka mbetur pa ujë të pijshëm.

Përmes një komunikate për media KRU “Prishtina” ka njoftuar se është dëmtuar gypi i ujit DN 200 AC në këtë rrugë nga “All Zone” që sipas kompanisë është kontraktor i Termokosit.

Ka njoftuar se ekipet teknike janë në vendngjarje.

NA NDIQ NË FACEBOOK