Lajme
Kishte mbjellë kanabis pranë banesës, arrestohet 52 vjeçari në Krujë

Policia ka arrestuar 52 vjeçarin Agron Hoxha për kultivim droge në Krujë. Policia gjeti 500 bimë narkotike kanabis në Kodër-Mazhë, gjatë kontrollit në kuadër të operacionit “Territor i pastër”.
Bimët narkotike u gjetën të kultivuara në afërsi të banesës së tij, njofton policia. Më herët, si rezultat i fazave të tjera të këtij operacioni, janë asgjësuar 8753 bimë kanabis.
/abcnews.al




















