Connect with us

Lajme

Kasami: BDI dhe argati i saj në Qeveri janë servil të Serbisë e Rusisë, me këto parti s’ka BE (Video)

Publikuar

“Teatër politik”, i ka quajtur zhvillimet e fundit lidhur me ndryshimet kushtetuese, kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami. Ai ka thënë se LSDM-ja dhe dy partitë shqiptare në Qeverinë aktuale, BDI dhe ASH i shërbejnë interesave serbe dhe ruse në vend, prandaj siç u shpreh ai, me këto subjekte në pushtet, populli as nuk mund ta ëndërrojë Evropën. Si zgjidhje për daljen nga kjo situatë, Kasami i sheh zgjedhjet e parakohshme parlamentare, shrkuan gazeta LAJM.

“Lëvizja Besa me vëmendje dhe shqetësim po i ndjek zhvillimet e fundit politike në vendin tonë dhe njëkohësisht edhe teatrin që po i servohet popullit nga vazalët e LSDM-së, BDI-ja e Ali Ahmetit dhe argati tjetër në Qeveri, i cili mori votat për të rrëzuar e jo për të shpëtuar këtë Qeveri dhe BDI-në. Pas shfaqes teatrale të BDI-së në të cilët aktori Bujar Osmani vetëm sa nuk filloi të qajë sa e dashka BDI-ja Evropën, ditë më parë me të njejtin skenar doli edhe sateliti i BDI-së, por për dallim nga BDI-ja e cila është e padëshiruar jo vetëm në Qeveri por edhe në popull, argati tjetër në qeveri, dyshonte se VMRO-ja nuk e dashka as partinë e tij në Qeveri. Gjithë kjo u shit sikur qenka sakrificë për rrugën drejt Evropës. Partitë vazale në Qeveri harrojnë se janë kultivuesit më të mëdhenj të aseteve kundër Evropës, të krizës ekonomikë, korrupsionit, gjyqësorit të kapur, ku kanë vendosur fëmijët e tyre dhe anëtarët tjerë të familjes me të vetmin qëllim që të përvetësojnë dhe asgjësojnë sistemin e drejtësisë. I’a bëjmë me dije Ali Ahmetit dhe argatit të tij në Qeveri, se populli nuk e han më këtë gjellë të prishur dhe të servuar me petkut pro-evropian. Ky teatër dhe këto mashtrime populli ka kohë që i ka kuptuar. Si Lëvizje Besa dhe si popull i këtij vendi ua themi hapur se ju që jeni pjesë e hetimeve ndërkombëtare për krim, korrupsion, shantazhë dhe larje parash përmes tenderëve që zgjasin prej një dekade e më shumë, nuk mund të na çoni në Evropë. Nuk nuk mund të na çojë në Evropë kjo qeveri në të cilën dy partitë shqiptare BDI dhe ASH, ditën vajtojnë më Evropën e natën e bëjnë të kundërtën. Të dy këto subjekte nuk ia dolën të ndryshojnë asgjë. Jo gjendjen e shqiptarëve në RMV por as edhe një 20% fyes për këtë popullatë. Lëvizja Besa, kërkon nga kjo qeveri të shpallë sa më parë zgjedhje të parakohshme dhe këta vasal të Rusisë e Serbisë të hiqen nga kolltuqet sepse me këtë RMV-ja vetëm mund të humb edhe ato pak shanse për në Evropë. Me këtë qeveri populli as që mund të ëndërrojë aderimin në familjen evropiane”, tha Kasami./Gazeta LAJM

Lajme13 minutes ago

Mickoski: Pas 17 qershorit nisim bisedimet për rikonstruimin e qeverisë

Maqedoni17 minutes ago

Sporti bashkon, urrejtja përçan: Është koha të bëjmë tifozeri pa gjuhë të urrejtjes, racizëm dhe provokime nacionaliste

Shqipëri17 minutes ago

“S’mund të kalohet gjysmë muaji duke bërë sehir”, Braçe reagon për protestën: Qeveria të përqendrohet te shërbimet dhe emergjencat

Kosovë1 hour ago

“PDK t’i nis përgatitjet e zgjedhjeve të brendshme, të shpallë kandidaturën e Hashim Thaçit në krye të partisë”

Kosovë2 hours ago

Lulzim Peci-partive politike: Mësojeni fjalën kompromis dhe arrini kompromisin

Lajme2 hours ago

VLEN: Autostrada Shkup–Bllacë po bëhet realitet, atë që nuk e bënë për 24 vjet, ne po e realizojmë në 24 muaj

Lajme3 hours ago

Autostrada Shkup-Bllacë, 5 tunele dhe 12 ura, çmimi 200 milionë €, ja kush do ta ndërtoj?

Shqipëri3 hours ago

“Protesta ka një frymë fashiste që duhet ndalur”, Rama: S’i kuptoj prurjet nga territore të tjera, s’kanë lidhje me Vlorën!

Bota5 hours ago

Presidenti Donald Trump sot feston ditëlindjen

Maqedoni6 hours ago

Ku ka pasur rritje më të madhe të çmimeve me pakicë në Maqedoninë e Veriut?

Shqipëri7 hours ago

“Altin Dumanit t’i jepet edhe një mandat”/ Aktivisti thirrje nga protesta: SPAK të nisë arrestimet e politikanëve të korruptuar

Kosovë8 hours ago

Përfundon numërimi i votave nga përfaqësitë diplomatike, kaq vota morën partitë politike

NA NDIQ NË FACEBOOK