Connect with us

Lajme

Jetish Krasniqi provoi t’i vizitojë policët e kidnapuar, nuk lejohet

Publikuar

më

Shefi i Zyrës Ndërlidhëse i Kosovës në Beograd, Jetish Jashari, ka provuar që t’i vizitojë tre policët që u kidnapuan nga forcat serbe në veri të vendit.

Mirëpo siç ka treguar kryeministri Albin Kurti, ai nuk është lejuar ta bëjë këtë vizitë për arsye se sipas ligjeve serbe nuk mund të ndodhë pa u bërë 48 orë nga moment i “arrestimit të tyre”.

Vizita mund të realizohet kur çështja të kalojë te Ministria e Drejtësisë dhe tek gjyqësori.

Për rastin janë informuar edhe ShBA, BE dhe organizatat ndërkombëtare.

MARKETING I PAGUAR POLITIK

NA NDIQ NË FACEBOOK