Sport
Inzaghi zbulon prapaskenën: Kisha rënë dakord me Milanin, por ai i dha fund karrierës sime

Filippo Inzaghi ish-sulmuesi karizmatik italian, publikoi këtë të martë autobiografinë e tij të titulluar “Momenti i duhur”, ku ka pasqyruar disa momente të karrierës së tij futbollistike.
Ndër të cilat pikën e fundit, atë të vitit 2012, pas përfundimit të sezonit të 10-të në Milano.
Lexo edhe:
- VIDEO/ I shënoi Moldavisë në “Air Albania”, lojtari “kuqezi” kërkohet nga Bologna
- VIDEO/ Realizimi spektakolar i Asanit zgjidhet goli i raundit të tretë të kualifikueseve EURO 2024
- Prezantohet programi ‘Futbolli për Shkollat’, 116 mësues të edukimit fizik trajnohen nga FIFA
- “Barça ishte një flluskë sapuni”, Messi dhe ish-trajneri i katalanasve bashkohen për herë të tretë në Amerikë
“Ishte Massimo Allegri ai që i dha fund karrierës sime. Unë dhe Milani kishim një marrëveshje për të rinovuar për një vit dhe prania ime në dhomën e zhveshjes do të kishte qenë shumë e rëndësishme.
Bëhet fjalë për një klub të madh që në një moment kishte humbur Maldinin, Pirlon, Nesta Gattuson dhe Seedorfin. Figura me peshë të madhe dhe që lanë një boshllëk të madh.
Nuk bëra asnjë kërkesë për rinovim, por Allegri nuk donte që unë të isha atje dhe u tha drejtuesve që të mos vazhdonin me rinovimin. Ishte një tronditje për mua”, ka zbuluar ish-sulmuesi, i cili shënoi 126 gola në 300 ndeshje për “Djallin”.
The post Inzaghi zbulon prapaskenën: Kisha rënë dakord me Milanin, por ai i dha fund karrierës sime appeared first on SuperSport.





















