Sport
Intervistë me portieren e njohur Antigona Hyska

Fillimisht na trego per hapat e pare si portiere ,pse u percaktove per futbollin dhe pse pikerisht portiere?
Deshira ime per futbollin ka qen gjithmon shum e madhe .Un luaja gjithmon me djemt e shkolles ku un studjoja .Mesuesi im Dritan Sema ka qen nje shtys shum e madhe ku un te vazhdoja ne nje ekip femrash pasi ai shifte tek un talentin dhe deshiren qe kisha per futbollin .Me pas km biseduar me familjen dhe ata me drguan ne klubin e Apollonis ku kishte shum vajza qe sterviteshin. Aktualisht shkova ne ekipin e u 16 si lojtare me pas ata me pan se sa mir un luaja dhe me ofruan ne ekipin e par te femrave . Mbas disa kohesh stervitje kuptova qe talenti me i madh qe fshihej brenda meje ishte te behesh portiere.
Cka me shume te motivoi ?
Gjeja qe me motivonte me shum ku un te stervitesha perdit si portiere ishte familja ime un i dhash nje premtim familjes time qe do stervitem perdit per tu ber dikush dhe jo vec sa per te kaluar kohen .Pasi ishin dhe shum veshtiresi qe un kaloja per tu stervitur ishte ,largesia e vendit tim sepse un nuk jetoja ne qytetin e Fierit ,mungesa e transportit ,mentaliteti vendit por un i thyeva keto tabù dhe besoj se tashme e kam plotesuar premtimin e dhen familjes time por per cdo sukses qe un mare i kujtoj gjithmon kto qe me par i kam kaluar.
Po sa eshte e veshtir pozita e portierit ?
Roli i portierit esht nje rol i veshtir dhe delikat Ndoshta disa qe nuk e kuptojn kete rol thon qe esht nje rol i thjesht por un nuk mund ta them kete gje. Jan shum faktor qe e bejn te veshtir kete rol:gjithmon duhet saktesi ne nderhyrjen perfundimtare,nese ti gabon nje ko ne dalje ose ne nderhyrje ateher ti mund te pesosh gol, duhet te jesh gjithmon e perqendruar ,e guximshme dhe mbeshtetja me e madhe per ekipin.
Po si eshte npergjithsi te jesh portiere e futbollit te femrave ne shqiperi ?
Te jesh portiere e ekipit te Femrave ne Shqiperi nuk mund te them se esht dicka e thjesht pasi ka disa ekipe qe ta bejm te veshtir kete gje. Kemi ekipe te forta ku ne perplasemi gjat kampionatit dhe nuk mund te them qe ka raste ku un ndihem ne pozita te veshtir a dhe duhet te jap maksimumin per te fituar bashk me ekipin tim.
Fillove ne academin e Apolonise dhe aty je akoma ?
Rrugetimj im sic e thash me par ka filluar ne Ekipin e Femrave te Apollonis ku dhe tashme bej 5 vite pjes e ketij Klubi dhe aktualisht jam duke luajtur ketu .
Mendon per ndonje transfer jashta Shqiperise?
Kam pasur shum kerkesa nga ekipe jasht Shqiperie por kam menduar te merja dhe pak meshum eksperienc ne Shqiperi.Por mendoj se tashme misionin tim e kam per mbushur ktu dhe seshpejti do jem pjes i nje ekipi te huaj por kte gje dua ta le akoma pa zbuluar.
Njejt mbron edhe ngjyrat e kombetares?
Te mbrosh porten e kombetares e km then dhe me par esht nje enderr shum e madhe dhe e vecant per mua .Un kam punuar shum per te arritur aty ku mund te kisha mundesin per te veshur ate fanell .Qe prej moshes 16 vjecare kam pas fatin privilegjin dhe nderin te vesh kete fanell ku detyra ime si kapitene ishte te ndrroja kombin tim dhe ta krenoja per ate cfar mbaja veshur. Gati prej 4 viteve jam pjes dhe e Kombetares se madhe ku esht akoma dhe nje emocion me i madh se Kombetarve te moshave pasi jan ekipe me te forta dhe ti duhet te tregohesh me e fort perpara cdo kundeshtari qe ke por gjithmon je duke luajtur per te njejten fanell si ne u 16 -u17-u19 dhe kombetaren e madhe zduhet te harroj askush se kush vesh ate fanell mes shum futbollisteve ne shqiperi duhet te jet krenare dhe te jap maksimumin per ta ndrruar ate shqiponj qe mban ne anen e majt te zemres se saj .
Emocionet ? Ku ke me shum kur mban fanellen e komebtares apo te apolonis ?
Nuk mund ti ndaj pasi jan dy gjera afersisht te njejta . Klubi Apollonis un gjithmon e them se esht familja ime pasi jam rritur dhe stervitur aty . Dhe nese ky klub nuk do ma kishte dhen kete mundesi per tu stervitur me nje trajner me mjaft eksperienc ne futbollin Shqiptar si Elton Hazizi un tashme nuk do te isha akoma duke mbajtur veshur fanellen e kombetares Por gjithmon un jap maksimumin per te dyja fanellat kan shum vlera per mua dhe gjithmon kur dal nga ajo fush mjafton qe un km dhen maksimumin per to .
Momenti juaj me i veshtir ? Po me i bukuri?
Momente te veshtira per mua ka shum por do ju tregoj se ky sezon qe un tashme e mbyll nuk ishte nje sezon fare i let per mua.Pasi demtimi qe un pesova ne gjurin e majt nuk me linte te perdorja kercime madje me ipte dhe shum dhimje te forta . Te gjith kete sezon e kam luajtur me kte demtim edi qe nuk isha ne formen time me te mir pasi dhe ndeshja e fundit ishte ndeshje shum e veshtir por shpresoj te kem dhen maksimumin per aq sa mund te beja dhe ta kem ndimuar sadopak ekipin tim. Tashme jam duke u rikuperur pres te jap maksimumin per fanellen e kombetares gjithashtu dhe te ekipit tim.
Poashtu jeni edhe trajnere portieresh e ekipit të vajzave nën 16 vjeç të Apolonisë. Cilat janë sfidat kryesore ?
Momenti me i lumtur per mua gjithashtu ka shum ne ekipin tim por nje nga Lumturie me te medha ishte kur perjetova ftesen nga kombetarja per her te par gje qe zdo ta harroj kurr. Po aktualisht jam trajnere portjeresh e ekipit U 16 -U 13 femra .Sfidat kryesore jan te arrijm Objektivat me cdo Grupmosh qe kemi ku aktualisht u 13 kryeson ne vendin e par ne kampjonat .Gjithmon aty punoj me shum dashuri dhe pasion pasi dua qe ato cfar un kam punar dhe km dhen per 2 fanellat me te bukura tja percjell Portiereve te mia ku tashme nje prej tyre perfaqeson ekipin kombetar u16-u17 dhe shpresoj se dhe portieret e tjera ta ndjekin kte rrugetim te bukur.
Si eshte futbolli i femrave ne Shqiperi ka ngritje?
Futbolli ne Shqiperi cdo vit dhe me shum ka rritje ka vajza te reja qe i afrohen botes se bukur te futbollit ,ka projekte te reja e cila nje prej tyre ku dhe un aktualisht mar pjes esht “UEFA PLAY MAKERS “ nje projekt i cili kte vit esht zhvilluar ne te gjith Shqiperin dhe shum vajza kn shprehur deshiren per tu afruar ne shum klube per te luajtur futboll. Shof nje Federat shum te angazhuar per kete futboll ne Shqiperi me projekte si “UNIFORMA IME” i cili ishte nje projekt shum i vlefshem per cdo familje ne qe nuk kishte mundesi per te derguar femijen ne futboll sepse nuk mund ti blinte femijeve te tyre nje uniforem Federata e mundesoj kete gje falas dhe tashme cdo kush eshte I barabart per te permbushur endrrat e tyre.
Synimi juaj?
Synoj shum gjera ne karrjeren time te jap gjithmon maksimumin aty ku luaj , te vazhdoj te stervitem gjithmon me te njejten deshir dhe motiv qe kam , te arrij te jem pjes e nje ekipi Evropian. Besoj se kjo esht mbyllja me e bukur qe mund te behet sic ishte dhe nisja e karrieres time . Po un tashme pres te mar Diplomen “UEFA GOALKEEPING “ nje emocion qe nuk di si mund ta pershkruaj .Esht vertet dicka e vecant dhe vetem disa veta kn pas nderin dhe privilegjin te marin kte Diplome e cila sherben per te trajnuar cdo ekip kombetar femrash ose meshkujsh gjithashtu dhe klube Jam portierja e par Femer ne Shqiperi qe mar kte licenc me trajnera te medhenj si Ilir Buzhiqi dhe Erion Meta dhe mes shum Ish portjerash qe tashme trajnojn ne klube te medha i falenderoj te gjith per mbeshtetjen dhe diet qe me falen per aq ko sa ishim bashk .

























