Sport
Interi gjen pasuesin e Skriniar në Angli, priten vizitat mjekësore

Cesar Azpilicueta pritet të jetë përforcimi i parë i Interit për sezonin e ri futbollistik. Zikaltrit kanë arritur marrëveshjen me mbrojtësin 34-vjeçar spanjoll, i cili pritet të zbarkojë në Milano brenda qershorit për të kryer vizitat mjekësore dhe firmosur kontratën.
Bëhet fjalë për një marrëveshje 2-vjeçare, nga e cila Azpilicueta pritet të përfitojë rreth 4 milionë euro në sezon, teksa Chelsea ka vendosur ta lërë të lirë, pas kërkesës së spanjollit për më shumë minuta.
Azpilicueta është një zgjedhje e përshtatshme për trajnerin Inzaghi, pasi di të bëjë mirë si rolin e mbrojtësit të djathtë, ashtu edhe të mesfushorit të krahut në rreshtimin 3-5-2 që përdor tekniku zikaltër.
Lexo edhe:
- Mourinho, dorëheqje me e-mail: Jam i detyruar ta marr këtë vendim
- Shtatë vite me fanellën e Dortmund, Bayern u “rrëmben” një tjetër element verdhezinjve
- Merr fund makthi i Berishës, e pret ish-skuadra e Andrea Pirlos në Turqi
- Nexhipi gati për hapin e madh të karrierës, drejtor sportiv në klubin turk
Cilësitë e spanjollit janë pak a shumë të njëjta me ato të Darmian, që shpesh ka nxjerrë nga telashet teknikun e Interit, pasi ka luajtur në pozicione të ndryshme në fushën e lojës.
The post Interi gjen pasuesin e Skriniar në Angli, priten vizitat mjekësore appeared first on SuperSport.





















