Ndryshe
I dhuroi djalin kunatës, Adelina: Sot ma bën hasha dhe më thotë se…

Adelina, një telefonuese nga Tirana është e mendimit se fëmija nuk duhet dhuruar. Nga historia personale që ajo rrëfen në “Aldo Morning Show” në Tv Klan, Adelina i ka dhuruar një prej djemve të saj kunatës. Gjithçka ka shkuar mirë, u shpërngulën në Tiranë dhe djali vazhdonte studimet ndërkohë që Adelina kujdesej për të pa i thënë të vërtetën por pas disa vjetësh, kunata nuk e lejon ta takojë më djalin.
Adelina: Kam patur tre çuna dhe motra e burrit donte një fëmijë nga mua. E bëmë fëmijën. E bëmë, ia dhamë 4-muajsh fëmijën.
Aldo: Qëkur e nisët, e nisët me atë synim.
Adelina: Tani, kur e nisëm, e nisëm me këtë synim që t’ia jepte asaj burri kurse unë nuk dija gjë në fakt.
Aldo: Si s’dije gjë?
Adelina: Burri më thotë më vonë “kështu, kështu si do bëjmë do ia japim?” Po si të duash ti i thashë unë, ia japim dhe 4-muajsh ia japim fëmijën motrës së burrit, me gjyq, me të gjitha. Vjen puna që kalon një kohë, burri më vdes mua kur fëmija ishte 6 vjeç që e kishte ajo dhe deri këtu e kishim ne që hynim, dilnim, bënim sepse ishim në Korçë të dy palët.
Kur erdhëm në Tiranë ne, çuni vjen këtu me shkollë në Tiranë, jeton me mua nja dy vjet, hyrje-dalje jo jeton tamam edhe mirë, vjen e ëma këtu pastaj dhe thotë “meqë erdhën këta djemtë, të vij edhe unë”. Kaloi një kohë e gjatë, kunata ma bën hasha çunin, më thotë “ta kam marrë se ti nuk kishe ta mbaje”. Nuk ma lejon tani që ta shikoj çunin, ka 4 vjet. Çuni është 38 vjeç kështu që nuk duhet dhënë fëmija.
Adelina thotë se djali nuk është në dijeni të kësaj historie dhe ajo kërkon që ai ta dijë të vërtetën për prindërit biologjikë./tvklan.al





















