Connect with us

Sport

Gundogan e ka ndarë mendjen për të ardhmen, por kërkon garanci

Publikuar

Nënshkrimi i Ilkay Gündogan nga Barcelona duket se është çështje kohe. Lojtari dëshiron ta zgjidhë të ardhmen e tij këtë javë, para se të shkojë në pushime dhe gjithçka tregon se ai do të veshë fanellën e Barçës.

Gjermani, i cili është i lirë për nëntë ditë, mirëpret ofertën e Barcelonës, por kërkon garanci nga klubi katalan se do të mund ta regjistrojë.

Në fakt, Mateu Alemany, drejtues i rangut të lartë te “blaugranat”, ndodhet në Gjermani për të mbyllur gjithçka.

Bëhet fjalë për një marrëveshje për dy sezone, opsion një të tretë, në varësi të numrit të ndeshjeve të luajtura.

Lexo edhe:

City provoi deri javën e kaluar ta bindte, por lojtari kërkohet me çdo kusht ndryshimin e ambientit.

Në çdo rast, nënshkrimi i gjermanit nuk e zgjidh problemin që skuadra ka me pozicionin që mbahej nga Busqtes, ndaj klubi vijon të kërkojë një zëvendësues të mesfushorit spanjoll, i cili ka vendosur t’i bashkohet Inter Miamit.

 

The post Gundogan e ka ndarë mendjen për të ardhmen, por kërkon garanci appeared first on SuperSport.

NA NDIQ NË FACEBOOK