Connect with us

Lajme

Grupi i zjarrit nga Çairi mbetet me “gishta në gojë”, i merret edhe drejtoria e vetme që kishte

Publikuar

Sait Saiti nga dega e Çairit – Grupi i zjarrit, nuk do të jetë më drejtor i Ndërmarrjes Publike “Rrugë dhe rrugica” që vepron në qytetin e Shkupit, bëjnë të ditur nga Qyteti i Shkupit.

Në vend të tij do të vjen Qamil Kovaçi. Ai do të vjen nga pozicioni sekretar i Komunës së Saraj dhe ka përvojë me udhëheqjen e ndërmarrjeve, pasi paraprakisht ka qenë drejtor i Ndërmarrjes Komunale “Saraj”.

Nuk mësohen shkaqet e shkarkimit, por për një periudhë të shkurtër ky është drejtori i dytë që emërohet në krye të “Rrugë dhe rrugica” nga Qyteti i Shkupit.

NA NDIQ NË FACEBOOK