Connect with us

Kosovë

Gjendet i gjallë i riu nga Hajvalia që u shpall i zhdukur

Publikuar

Argetim Buzuku, 23-vjeçar nga Hajvalia, ishte raportuar i zhdukur nga familja e tij pasi që nga dita e premtë nuk kishin asnjë informacion për vendndodhjen e tij. Mbrëmjen e 5 qershorit, u raportua se 23-vjeçari është gjetur shëndoshë e mirë.

Lajmi është bërë i ditur në faqen “Hajvalia”, ku shkruan se i riu është gjetur në qytetin e Klinës.

Siç thuhet në njoftimin e tyre, tani Argetimi gjendet nën shoqërim të policisë dhe është nisur për shërbime shëndetësore.

Gjendja e tij shëndetësore raportohet të jetë e mirë.

NA NDIQ NË FACEBOOK