Sport
Gjashtë gola në miqësore, Gjermania shmang disfatën në limite

Me fundin e sezonit të rregullt futbollistik, kombëtaret kanë nisur grumbullimin duke qenë se kanë impenjime në kualifikueset e Euro 2024. Një impenjim që nuk e ka Gjermani si vendi organizator i këtij europiani me “pancerat” që janë të detyruar të luajnë ndeshje miqësore. E para e kësaj periudhe ishte ajo ndaj Ukrainës e përfunduar me shifrat 3-3 dhe që u luajt në Bremen.
Ishin vendasit që kaluan të parët në avantazh me Fullkrug që në minutën e gjashtë. Megjithatë, ukrainasit u ndezën shpejt dhe barazuan Tsygankov në të 19-tën ndërsa katër minuta më pas kaluan në avantazh duke shfrytëzuar autogolin e Rudiger.
Lexo edhe:
- E konsideroi idhull, Pep Guardiola merr një urim special nga aktorja hollivudiane
- VIDEO/ Tjetër zhgënjim për futbollit italian, kombëtarja U-20 humb finalen e Botërorit
- I dhuroi një trofe Fenerbahces pas shtatë vitesh, e duan në stolin e Brazilit
- Aguero tregon bisedën me Messin: Më tha se do të çojë Inter Miamin…
Në fraksionin e dytë, Ukraina ndëshkoi sërish gjermanët me po të njëjtin autor, Tsygankov që trefishoi në minutën e 56-të. U duk se miqtë do ta fitonin ndeshjen mirëpo të besuarit e trajnerit Hansi Flick nuk e kishin thënë fjalën e fundit dhe reaguan në të 83-tën me Havertz për të barazuar më pas në të 91-tën me Kimich që u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë. Sfida e radhës për Gjermaninë është ajo ndaj Polonisë më datë 12 qershor ndërsa katër ditë më pas luajnë edhe ndaj Kolumbisë.
The post Gjashtë gola në miqësore, Gjermania shmang disfatën në limite appeared first on SuperSport.






















