Lajme
Gashi-Bytyqi: Serbia të përgjigjet pse i rrëmbeu policët

Avokatja Fehmije Gashi-Bytyqi ka thënë që Serbia duhet të përgjigjet për përgjigjet për rrëmbimin e tre policëve të Kosovës.
Këto komente ajo i dha edhe pasi policët u lëshuan nga Serbia për t’u kthyer në Kosovë, ndonëse aktakuza ndaj tyre mbetet, e për çfarë avokatja tha se policët nuk duhet të përgjigjen pasi që ky proces është politik.
“Ata duhet me u përgjigjë njëherë ndaj shtetit të Kosovës pse kanë bërë rrëmbim, sepse është vepër penale rrëmbimi”, ka thënë Bytyqi-Gashi në Klan Kosova.
“Plus, aq më tepër, është shumë e ndëshkueshme kur kemi të bëjmë me rrëmbimin e personave zyrtarë, domethënë janë të caktuara dispozitat ligjore në të cilat raste sa është ndëshkueshmëria – a është më e ulët apo më e lartë kështu që në këtë rast, s’di si vepron ministria e Drejtësisë, nëse kanë bashkëpunim me ministrinë homologe në Serbi, këtë do ta shohim”
“Po konsideroj, kur thashë shkelje e sovranitetit është shumë çështje e thellë, e rëndë, jo që ka kryer vepër penale, aq më tepër atë fjalën qesharake që e përmenda, “armëmbajtje”, po normal policët janë të pajisur me armë, me antiplumb”.















