Lajme
Franca e quan hap të rëndësishëm lirimin e policëve, kërkon nga Kosova të angazhohet për të dal nga kriza

Ministria e Punëve të Jashtme të Francës ka thënë se e mirëpret lirimin e tre policëve të Kosovës pas vendimit të gjykatës së Kralevës në Serbi.
Parisi zyrtar konstaton se ky është një hap i parë shumë i rëndësishëm drejt de-eskalimit në mes të tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë.
Nga MPJ e Francës thonë e i kërkojnë gjithashtu edhe institucioneve të Kosovës që të angazhohen pa vonesa në këtë drejtim, bazuar në parametrat e vendosura nga Bashkimi Evropian për të dalë nga kriza, parametra të cilat vazhdojnë të mbesin valide.
“Është esenciale më shumë se kurrë që Prishtina dhe Beogradi të tregojnë përgjegjësi duke u kthyer në tavoline e negociatave të lehtësuar nga Bashkimi Evropian”, thuhet në reagimin e MPJ-së së Francës.
Serbie – Kosovo – Libération des policiers kosovars (26.06.2023) https://t.co/uAVvHEVbMm
— France au Kosovo
(@FranceauKosovo) June 27, 2023

(@FranceauKosovo)

















