Sport
FOTO/ Messi e mbyll me PSG-në, Neymar: Vëllai im nuk shkoi siç e kishim menduar, por ji i lumtur

Neymar ka bërë një reagim të veçantë për Lionel Messin në rrjetet sociale, për largimin e argjentinasit nga Paris Saint-Germain pas dy sezoneve.
Në postimin e tij Neymar ka shprehur disi “pakënaqësitë” ndaj PSG-së, ndërsa i uron suksese Messit.
Lexo edhe:
- Mungon ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe, Sylvinho humbet “luftëtarin” e mesfushës
- Jo vetëm Messi, një tjetër futbollist njofton lamtumirën nga PSG-ja
- Inter-Benfica, duel në merkato për veteranin që e mbylli me Barçën
- Kërkon përforcime për sezonin e ardhshëm, Reali synon sulmuesin e Chelsea-t
“Vëllai im, nuk shkoi siç e kishim menduar, por provuam gjithçka. Ishte kënaqësi të ndaja edhe dy vite të tjera me ty. Paç fat në fazën tënde të re dhe ji i lumtur. Të dua“-shkruan braziliani.
Neymar ndau katër sezone me Messin në Barcelonë midis viteve 2013 dhe 2017, duke fituar një Champions League dhe një Kupë të Botës për Klube në vitin 2015.
Ndërsa argjentinasi i komentoi në foto: “Faleminderit Ney! Përtej gjithçkaje që ka mbetur, që edhe një herë na pëlqeu të luanim së bashku dhe të ndanim ditët. Të uroj gjithë të mirat. Përveç se je i krisur, je një person i mirë dhe kjo ja vlen në fund. Të dua shumë.”
The post FOTO/ Messi e mbyll me PSG-në, Neymar: Vëllai im nuk shkoi siç e kishim menduar, por ji i lumtur appeared first on SuperSport.






















