Connect with us

Lajme

Fatmir Sheholli: Në Serbi kanë filluar t’iu shpërndajnë ftesa shqiptarëve mbi 30 vjet që nuk e kanë kryer shërbimin ushtarak!

Publikuar

Zyra e Institutit për afirmimin e marrëdhënieve ndëretnike në Beograd ka raportuar sot që shqiptarëve të Medvegjes që janë mbi 30 vjet e që nuk kanë kryer obligimin ushtarak t’iu dërgohen ftesa që të lajmohen për kryerjen e shërbimit ushtarak në Serbi.

Sipas drejtorit ekzekutiv të IAMN Fatmir Shehollit këto ftesa kanë për qëllim që shqiptarëve të Luginës së Preshevës e që jetojnë në Kosovë tu merret nënshtetësia e Serbisë pasi që është paradoksale tu dërgohen ftesa për kryerjen e obligimit ushtarak pas moshës 30 vjeçare.

IAMN shprehë shqetësimin e madh për inicimin e kësaj iniciative nga shteti serbë që ka për qëllim të vetëm frikësimin dhe asimilimin e shqiptarëve në Luginë të Preshevës.

NA NDIQ NË FACEBOOK