Connect with us

Sport

E trishtë/ Shpërtheu në lot, zbulohen prapaskenat e shitjes së Tonalit

Publikuar

Sandro Tonali do të jetë lojtari më i ri i Newcastle United. Në arkat e Milanit do të shkojnë 70 milion euro plus bonuse. Klubi kuqezi do të ketë edhe një përqindje rishitje në të ardhmen. Nëse mesfushori italian transferohet dikur tjetër.

23-vjeçari do të bëhet nënshkrimi më i shtrenjtë në historinë e Newcastle, ndërsa Milani do të regjistrojë shitjen më të suksesshme në histori.

Rekordi mbahej nga Rikardo Kaka për shumën e 67 milionë eurove te Real Madrid. Teksa Tonali do të bëhet edhe shitja e pestë më e madhe në historinë e Serie A. Pas Lukaku, Pogba, Gonzalo Higuan dhe Zinedine Zidane.

Lexo edhe:

Zhgëjnimi është i madh te tifozët e Milanit, të cilët e konsideronin Tonalin si kapitenin e së ardhmes dhe simbolin e klubit.

Së fundmi, mediet italiane kanë zbuluar detaje interesante në lidhje me shitjen e mesfushorit të kombëtares së kaltër.

La Repubblica raporton se Tonali është detyruar të largohet nga drejtuesit e klubit…

Ai kishte një lidhje të veçante me klubin kuqezi. Në momentin kur është njohur me vendimin e drejtuesve ka shpërthyer në lot. Pasi dëshira e tij ishte të qëndronte në klubin e zemrës gjatë gjithë karrierës.

Pas përfundimit të sezonit nga Milani janë larguar dy emra të mëdhenj. Paolo Maldini dhe Sandro Tonali, i cili pritet të zyrtarizohet së shpejti si lojtari më i ri i Newcastle.

The post E trishtë/ Shpërtheu në lot, zbulohen prapaskenat e shitjes së Tonalit appeared first on SuperSport.

NA NDIQ NË FACEBOOK