Connect with us

Bota

‘E quajti tradhti’, Prigozhin i kundërpërgjigjet menjëherë Putinit

Publikuar

Yevgeny Prigozhin me mercenarët që drejton të grupit Wagner ka marrë kontrollin e një qyteti rus në kufi me Ukrainën.

Kjo ka bërë që të presidenti rus, Vladimir Putin të mbajë një konferencë të jashtëzakonshme, ku ka deklaruar se kjo është tradhti ndaj Rusisë.

Ndërkohë, Prigozhin përmes një mesazhi në rrjetet sociale iu ka kundërpërgjigjur liderit rus duke pohuar se të gjithë janë të gatshëm të vdesin në aksionin kundër ushtrisë ruse.

“Të gjithë prej neve jemi të gatshëm të vdesim. Të gjithë 25.000 mijë pjesëtarët dhe më pas 25.000 të tjerë”, ka thënë përmes një audio-mesazhi, duke shtuar se aksioni po kryhet “për popullin rus””, deklaroi ai, raporton bbc.

NA NDIQ NË FACEBOOK