Sport
E mbylli me Vissel Kobe, Andres Iniestën e “tundojnë” në Argjentinë

Andrés Iniesta, i cili javën e kaluar njoftoi se nuk do ta vazhdojë te Vissel Kobe, pas pesë vitesh në klubin japonez, mund të transferohet në futbollin argjentinas. Informacioni jepet nga TyC Sports, i cili thekson se Gabriel Milito, trajner i Argentino Juniors, ka kontaktuar mesfushorin 39-vjeçar duke u përpjekur ta bindtë që të transferohet në këtë klub.
Këtë informacion tashmë e ka konfirmuar Cristian Malaspina, president i Argentino Juniors:
“Gaby Milito foli me Iniestën për të parë nëse ai dëshiron të vijë. Ata janë shokë. Kështu ndodhi, nuk ka asgjë konkrete”.
Lexo edhe:
Në rrjetet sociale ka reaguar edhe klubi argjentinas, që ka ndarë një foto në rrjetet sociale ku shfaqen Milito dhe Iniesta:
“Ju presim”. Duhet të theksohet se Gabriel Milito dhe Iniesta ndanë dhomën e zhveshjes në Barcelonë midis 2007 dhe 2011, periudhë në të cilën ata fituan 10 tituj, duke përfshirë dy Champions League.
The post E mbylli me Vissel Kobe, Andres Iniestën e “tundojnë” në Argjentinë appeared first on SuperSport.






















