Connect with us

Lajme

“E ke mshel një kryetar atje si Oso Kukën i shkreti sdi a po ka me hangër” – Krasniqi i reagon ashpër Kurtit

Publikuar

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, i ka reaguar ashpër kryeministrit, Albin Kurti pas fjalës së tij në Kuvend.

Krasniqi e ka akuzuar Kurti se e ka mshelur kryetarin e Leposaviqit, Lulëzim Hetemin në komunë, për më tepër ka ironizuar duke thënë se nuk e di a ka për të ngrënë.

“E ke mshel një kryetar atje si Oso Kukën i shkreti sdi a po ka me hangër se ska mujt as me u la që 4-5 ditë me kënd është duke të punu ai. Pse spo e qon Erden Atiqin e LVV në Komunë por e ke qu në ndërtesën dytësore qashtu qysh janë edhe Izmir Zeqiri edhe Ilir Peci“, ka thënë ai përcjell Insajderi.

Tutje, Krasniqi përmendi edhe sanksionet e SHBA-së.

“T’i kanë ndalu vizitat për herë të dytë në Amerikë, të kanë tërhequr nga operacioni ma rëndësishëm “Defender”, çfarë ke me i u thanë atyre ushtarëve”, i tha Kransiqi Kurtit derisa i theksoi se nuk falënderoi asnjëherë ushtarët e KFOR-it që mbetën të lënduar në Veri.

NA NDIQ NË FACEBOOK