Lajme
Durmishi – Grubit: Paske ardhur në Tetovë të marrësh mësim sesi shtrohet asfallti

Kryetari i Këshillit komunal të Tetovës, Besar Durmishi përmes një statusi në Facebook ka komentuar ardhjen e Grubit në bulevardin Bllagoja Toska në Tetovë.
Durimishi në statusin e tij ia ka bërë me dije Grubit se administrata komunale e Tetovës përmes realizimit të projektit për ndërtimin e bulevardit i ka dhënë leksion zv kryeministrit se si realisht realizohen projektet.
“Zëvendëskryeministri paska ardhur në Tetovë të merr mësim sesi shtrohet asfallti dhe sesi realizohen punimet me të gjitha standardet!
24 orë ju mësojmë, mjafton të mesoni!”, ka shkruar Durimishi.