Lajme
Duke i rënë murit me kokë, do ta thyesh qafën! – Këshilltarët shqiptarë i kërkojnë Kostovskit të heqë dorë nga iniciativa

“Si këshilltar të Komunës së Butelt, si qytetarë dhe si shqiptarë i kërkojmë kryetarit të komunës, Darko Kostovski që të heqë dorë nga kjo iniciativë dhe ky propozim. Jo vetëm që kjo nuk do të kalojë në Qytetin e Shkupit, sepse ne kemi mekanizma për ta bllokuar, por le ta dijë ai se imponimi nuk kalon”.
Kështu reaguan sot këshilltarët shqiptarë të Komunës së Butelit ndaj iniciativës së kryetari të Butelit, Darko Kostovski për kthimin e emrave të vjetër të rrugëve në këtë komunë, gjegjësisht largimin e emrave shqip, përcjell TV21.
Thonë se nëse ai vazhdon kështu, “duke i rënë murit me kokë, do ta thyejë edhe qafen” dhe se e kujtojnë “se shumë shpejtë kalojnë katër vjet dhe vijnë zgjedhjet”.
“Ne për dekada kemi duruar emrat maqedonas, serb e vietnamez dhe nuk kemi shprehur ndjenjë të anonimitetit, ndërkaq Darko Kostovski asnjë vit nuk arrin t’i durojë emrat shqip. Kjo albanofobi nuk është më vetëm një problem politik, por është shndërruar edhe në diagnozë. Dua t’ia kujtojmë kryetarit se në komunën tonë zyrtarisht jetojnë 37% shqiptarë, ndërkaq jozyrtarisht, sepse ai nuk lejon që njerëzit të regjistrohen në adresat e reja mund të jenë edhe 50%. Nëse ai mendon se kështu e mbron Butelin nga shqiptarët, e mashtron veten dhe ndjekësit e tij. Sa më shpejtë që e pranon se Buteli është komunë multietnike, jo i bën mirë atij dhe komunës. Emrat e figurave shqiptare, turke, rome, tregon se ne dimë të respektojmë njëri – tjetrin”, thanë këshilltarët shqiptarë”, thanë më tej këshilltarët./TV21

















