Connect with us

Sport

Drejtuesit e Al Hilal në Paris për mesfushorin italian

Publikuar

më

Skuadra nga Arabia Saudite, Al-Hilal, po bën pazar në Evropë. Pas nënshkrimit me Koulibaly dhe idesë për të pasur Gattuson trajner, nga Franca, më saktë nga rubrikat e “L’Equipe”, vjen lajmi se klubi saudit ka vënë në shënjestër Marco Verrattin, mesfushorin e PSG-së.

Për më tepër, drejtuesit më të lartë të Al-Hilal janë në Paris për të bindur Verrattin të përqafojë projektin e tyre.

Lexo edhe:

Verratti ka kontratë deri në vitin 2026 me PSG-në, por në një darkë në Kanë ai u zbuloi disa bashkëlojtarëve se nuk e përjashton mundësinë e largimit nga Parisi.

Al-Hilal është hedhur në sulm dhe po bën presion të fortë, edhe pse ende nuk kanë paraqitur ofertë zyrtare për kartonin e mesfushorit.

The post Drejtuesit e Al Hilal në Paris për mesfushorin italian appeared first on SuperSport.

NA NDIQ NË FACEBOOK