Lajme
Drejtori i Policisë kërkon që për situatën në Veri të raportojë me dyer të mbyllura

Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, sot është duke raportuar në Komisionin për Siguri.
Sa i përket situatës në Veri, Hoxha ka kërkuar që raportimin ta bëjë me dyer të mbyllura.
“Sa i përket gjendjes aktuale në Veri, për shkak të ndjeshmërisë do të preferoja të kalojmë në një seancë të mbyllur pa prezencën e mediave”, tha ai.




















