Connect with us

Lajme

Dështon gjykimi ndaj Gërvallës për mos raportim të pasurisë, kjo është arsyeja

Publikuar

më

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka dështuar të mbahet shqyrtimi fillestar ndaj ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, lidhur me akuzën për mos raportim të pasurisë, për shkak se e njëjta nuk kishte të angazhuar avokatë.

Gjykatësi Adnan Kamberi njoftoi të akuzuarën se për shkak të durueshmërisë së veprës duhet që e njëjta të angazhoi avokat personalisht, ose në të kundërtën mund t’i caktoj avokat edhe gjykata sipas detyrës zyrtare, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Lidhur me këtë e akuzuara Gërvalla deklaroi se për shqyrtimi e radhës do të angazhojë me autorizim një avokat.

“Nuk kam avokat dhe do të angazhojë avokat me autorizim”, tha Gërvalla.

Andaj, në mungesë të kushteve ligjore gjykatësi Kamberi nxori aktvendim me të cilin shtyu seancën e sotme, ndërsa lidhur me seancën e radhës tha se palët në procedurë do t’i njoftojë përmes ftesës.

Prezent në seancë ishte prokurorja e shteti Luljeta Bilalli si dhe përfaqësuesja nga Agjencisë Kundër Korrupsionit, Lendita Ademi.

Në lidhje me përmbajtën e aktakuzës e njëjta nuk ishte e qasshme pasi që seanca e shqyrtimit fillestar ka dështuar dhe  për këtë “Betimi për Drejtësi” ka dërguar edhe kërkese për qasje në dokumente zyrtare pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë që e njëjtat të jetë e qasshme edhe për publikun.

Ndryshe, Prokuroria Themelore në Prishtinë, më 29 maj të këtij viti ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi” se ka ngritur aktakuzë ndaj Gërvallës.

Pasi u bë i ditur lajmi për ngritjen e aktakuzës, ministrja Gërvalla përmes një postimi në Facebook, tha se është përpjekje për të hedhur baltë mbi përfaqësuesit e institucioneve.

“Referuar kërkesës së parashtruar nga ana juaj, ju njoftojmë se Prokurori i Shtetit, më 31.01.2023, ka ngritur aktakuzë ndaj D.G., për shkak të veprës penale “Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, si dhe të njëjtën e ka proceduar në Gjykatë për trajtim të mëtejmë”, ka konfirmuar zëdhënësja e kësaj prokurorie, Laureta Ulaj.

Ndryshe, më 2 tetor 2021, “Betimi për Drejtësi” ka raportuar se Donika Gërvalla, zëvendëskryeministre dhe ministre e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës (MPJD), nuk ka deklaruar të gjitha funksionet në institucione vendore e ndërkombëtare.

Katër muaj pas këtij hulumtimi, Agjencia Kundër Korrupsion (AKK), tani Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit (APK), kishte njoftuar se është ende duke trajtuar rastin e ministres Gërvalla.

Sipas këtij hulumtimi, rezultoi se Gërvalla nuk ka deklaruar se posedon biznes në Gjermani, nuk ka treguar se është drejtoreshë e një fondacioni në Kosovë dhe as nuk ka deklaruar pasurinë e burrit dhe fëmijëve të saj.

MARKETING I PAGUAR POLITIK

Maqedoni28 minutes ago

Grubi doli nga arresti shtëpiak, pritje me fishekëzjarre dhe tymuese

Shqipëri58 minutes ago

Nga konflikti për një vajzë te tentativa për vrasje në kalçeto, zbardhet ngjarja në Shkodër

Lajme2 hours ago

Refuzojnë avokatin e popullit, dhomat e Specializuara nuk marrin pjesë në tryezën për Gjykatën Speciale

Shqipëri4 hours ago

“Nuk ka humbje jete dhe të intubuar”- Disa të plagosur në protestën e dhunshme, flet shefi i Traumës: I riu me këmbën e dëmtuar, në gjendje stabël…

Lajme5 hours ago

Mustafa: Jam për marrëveshje gjithëpërfshirëse mes PDK-së dhe LVV-së

Maqedoni6 hours ago

Dorëhiqet zv.ministri i shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut

Shqipëri6 hours ago

Protesta/ Ironia e juristit Spahiu: Reagimi i Ambasadës së SHBA, as ‘mish, as peshk’!- Pyet dhe Arlind Qorrin: Po nëse zgjedhjet i fiton sërish Rama apo Berisha?

Lajme7 hours ago

Pamje të rënda: Protestuesi 19 vjeçar pa vetëdije e me këmbë të thyer, duke u bartur nga policia në Tiranë

Religjion8 hours ago

Të vdesësh nuk është humbje, humbje paraqet të mos dish për çfarë po vdes

Maqedoni9 hours ago

Denoncoi vjedhjen e arit prej 3.000 eurosh, policia zbulon mashtrimin e 24-vjeçares nga Dibra!

Shqipëri9 hours ago

Ministrja Spahiu viziton pacientët te Trauma, 19-vjeçari me këmbën e thyer: Isha duke kaluar, s’kam lidhje me protestën (VIDEO)

Maqedoni10 hours ago

Nisin vaksinat kundër gripit në Maqedoni: Kush ka përparësi dhe si të regjistroheni?

NA NDIQ NË FACEBOOK