Connect with us

Bota

Deputeti shqiptar në Mal të Zi: S’kemi qenë kurrë më keq

Publikuar

Mehmet Zenka, deputet i Unionit Demokratik të Shqiptarëve, tha në një intervistë për “Euronews Albania” se kryeministri në largim, Dritan Abazoviq gënjen kur thotë se shqiptarët janë më të përfaqësuar se kurrë në Malin e Zi.

Sipas tij, situata është e kundërta dhe jo vetëm shqiptarët, por të gjitha pakicat janë shumë pak të përfaqësuara dhe tepër të diskriminuara.

“Kurrë nuk ka qenë situata më keq, veç viteve 92’ kur ishte lufta në Mal të Zi, në atë gjendje janë shqiptarët. Nuk ka luftë, por retorikë është e njëjta. Shqiptarët nuk kanë qenë kurrë më pak të përfaqësuar se kaq”, kështu tha Mehmet Zenka.

Ai me ironi shton se Abazoviq pretendon se vetëm duke qenë shqipfolës ai i përfaqësojnë të gjithë shqiptarët, por në të vërtetë vetëm e kanë ulur nivelin e subjektivizmit të shqiptarëve në Malin e Zi.

NA NDIQ NË FACEBOOK